VIDEO/ Dronët iranianë godasin aeroportin në Azerbajxhan, zjarr i madh dhe civilë të plagosur
Tre dronë iranianë kanë shënjestruar terminalin e pasagjerëve të aeroportit në Nakhçivan të Azerbajxhanit, pranë kufirit me Iranin. Të paktën dy persona u plagosën, thanë autoritetet. Sipas një deklarate nga autoritetet azerbajxhanase, një dron goditi ndërtesën e terminalit të aeroportit, ndërsa një tjetër ra pranë një shkolle në fshatin Shakarabad. “Ne i dënojmë fuqimisht këto sulme me dronë të nisura nga territori i Republikës Islamike të Iranit, të cilat rezultuan në dëmtime të ndërtesës së aeroportit dhe lëndime të dy civilëve”, thuhet në deklaratë. Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë një dron që fluturon drejt aeroportit, dëme në terminalin kryesor dhe ekipet e emergjencës në vendngjarje. WATCH: Iranian Shahed-136 kamikaze drone visible on Nakhchivan, Azerbaijan attack. https://t.co/cr1uNsnBMV pic.twitter.com/akwg60zriH — Clash Report (@clashreport) March 5, 2026...
Burimi:
vizionplus.tv