VIDEO/ Babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë
Skena tronditëse u panë sot në Ankara kur një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare, e kërcënoi me thikë dhe e vari nga dritarja e një apartamenti pas një debati të ashpër me gruan e tij. Fëmija u shpëtua i padëmtuar pas një operacioni nga forcat speciale të policisë turke. Sipas Haberler, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut të Ankarasë. Raportimet fillestare tregojnë se burri pati një debat me gruan e tij për një arsye të panjohur dhe më pas kërcënoi se do të vriste fëmijën e tij. Më konkretisht, gjatë incidentit, ai kapi vajzën e tij trevjeçare dhe e mbajti peng ndërsa mbante një thikë. Situata mori një kthesë edhe më dramatike kur ai u shfaq në dritaren e apartamentit duke mbajtur fëmijën të...
Burimi:
opinion.al