VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim
Aktivistët e flotiljes humanitare “Global Sumud”, që synonte dërgimin e ndihmave humanitare drejt Gazës, janë ndaluar nga forcat izraelite dhe janë shoqëruar në portin e Ashdodit, në një operacion që ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe polemika për mënyrën e trajtimit të tyre. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë aktivistët të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentë të shërbimit izraelit të sigurisë, Shin Bet, duke ngritur shqetësime serioze mbi respektimin e të drejtave të tyre. Në disa prej pamjeve shihet edhe ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, duke nënqeshur gjatë momentit të ndalimit, çka ka shtuar edhe më shumë zemërimin publik. Sipas raportimeve, mbi 400 aktivistë nga më shumë se 40 vende të botës janë ndaluar...
Burimi:
javanews.al