Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…
Autoritetet nigeriane kanë thënë se kampioni britanik i boksit në peshat e rënda, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident rrugor në autostradën Ogun-Lagos, duke shkaktuar dy viktima, teksa edhe vetë pësoi lëndime. Boksieri 36-vjeçar, i cili vjen nga qyteti jugperëndimor nigerian i Sagamu, pësoi lëndime të lehta, tha policia. Autoritetet kanë konfirmuar për BBC se gjendja e tij nuk është kërcënuese për jetën. Fotot dhe videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një makinë të dëmtuar rëndë, e cila besohet se është përfshirë në incident. Mediat lokale raportojnë se dy persona kanë vdekur në aksident. Një dëshmitar okular i tha gazetës nigeriane “The Punch” se dy automjete ishin të përfshira në aksident. “Joshua ishte në një SUV, i ulur pas shoferit, me një person...