Vetëvendosje kryeson me mbi 50% të votave në Kosovë, Abdixhiku pranon dështimin, LDK bie me 4%

Vetëvendosje kryeson me mbi 50% të votave në Kosovë, Abdixhiku pranon dështimin, LDK bie me 4%

zgjedhjet ne kosove KOSOVË-  Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë një fitore bindëse, gjatë zgjedhjeve parlamentare që janë mbajtur këtë të dielë në Kosovë. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga sistemi i numërimit i KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm zgjedhjet me 50,13% të votave, duke grumbulluar 400,793 vota në nivel vendi. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,94% ose 167,408 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,93% apo 111,338 vota. Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,88% (47,021 vota). Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,64% ose 13,094 vota. Sipas panelit informues, deri në momentin e raportimit janë numëruar 824,850 vota nga 1,999,204 gjithsej, që përbën 41,26% të pjesëmarrjes së përpunuar, ndërsa...