Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Venezuela kërkon arin për tërmetet! Rodríguez letër Mbretit Charles: Na lironi fondet e bllokuara

Venezuela i ka kërkuar zyrtarisht Mbretit Charles III kthimin e rezervave të arit të depozituara në Bankën e Anglisë, me argumentin se fondet nevojiten për përballimin e pasojave të tërmeteve shkatërruese të 24 qershorit. Presidentja e përkohshme, Delcy Rodríguez, bëri të ditur se i ka dërguar një letër monarkut britanik, ku kërkon lirimin e arit, duke theksuar se ai i përket popullit venezuelan dhe duhet të përdoret për rindërtimin e zonave të goditura. Ajo kërkoi gjithashtu heqjen e sanksioneve dhe zhbllokimin e aseteve të Venezuelës që mbahen jashtë vendit, duke theksuar se këto fonde do të investohen për strehimin e familjeve të prekura, krijimin e vendeve të punës, arsimin dhe shërbimet sociale. Rodríguez njoftoi se ka zhvilluar bisedime edhe me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar...