Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë
Një bastvënës anonim i kriptomonedhave fitoi rreth 436 mijë dollarë duke parashikuar arrestimin e presidentit venezuelan Nicolás Maduro, pak para se lajmi të bëhej zyrtar. Bastet u vendosën në platformën Polymarket, ku kuotat që Maduro nuk do të ishte më në pushtet deri në fund të janarit ishin në platformë, disa orë para paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump. Një llogari e vetme, e hapur muajin e kaluar dhe aktive vetëm në tregje që lidhen me Venezuelën, fitoi mbi 436 mijë dollarë, nga një bast prej 32 537 dollarësh. Identiteti i personit që vendosi bastin mbetet i panjohur, pasi llogaria është anonime dhe identifikohet vetëm përmes një kodi blockchain. Të dhënat e Polymarket tregojnë se shanset për largimin e Maduros ishin vetëm 6.5% pasditen e...
Burimi:
javanews.al