Vendimi i radhës për luftën ne Iran, Trump dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë të gjatë telefonike

Vendimi i radhës për luftën ne Iran, Trump dhe Netanyahu zhvillojnë bisedë të gjatë telefonike

Donald Trump pati një bisedë të gjatë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të martën në mbrëmje në lidhje me luftën në Iran. Sipas medias izraelite Channel 12, biseda ishte e gjerë dhe dramatike, me dy udhëheqësit që dukeshin në prag të një vendimi për hapin tjetër kundër Teheranit. Komunikimi vjen pas përpjekjeve të dështuara të Trump për ta lëvizur Teheranin nga pozicionimi i tij, pavarësisht kërcënimeve, deklaratave të ashpra dhe veprimeve ushtarake që ai ka njoftuar. Të hënën, presidenti amerikan njoftoi se po pezullonte planet për rifillimin e menjëhershëm të sulmeve, me kërkesë të shteteve arabe të Gjirit, sepse po zhvillohen negociata serioze që mund të çojnë në një marrëveshje të pranueshme për SHBA-në dhe vendet e Lindjes së Mesme. Pavarësisht shtyrjes, Trump mbajti...