Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Vdes në aksident rrugor gjyqtari që kishte në dorë rastin e Netanyahut
Gjyqtari Benny Sagi, president i Gjykatës së Qarkut të Beersheba në Izrael, ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor. Ngjarja ndodhi të dielën në Rrugën 6, kur motori i tij u përplas nga një automjet që po lëvizte jashtë rruge. Sagi ishte i njohur për rolin e tij kyç në çështjet e korrupsionit, duke përfshirë hetimin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu në skandalin e nëndetëseve. Sipas policisë, automjeti që shkaktoi aksidentin ka hyrë papritur në autostradë dhe ka goditur motorin e gjyqtarit. Shërbimi i urgjencës Magen David Adom njoftoi se mjekët dhe infermierët, që mbërritën në vendngjarje e përshkruan aksidentin si “tronditës” dhe se ata nuk mundën të shpëtonin jetën e Sagit. Benny Sagi kishte një karrierë të gjatë dhe të shquar në sistemin gjyqësor...