Vdekje tragjike e 25-vjeçarit në Itali, ngeli i bllokuar në makinerinë që përdorej për të grirë kashtën
Një punëtor 25-vjeçar, Andrea Cricca, vdiq mbrëmjen e së mërkurës, në një fermë në Brusasco të Torinos, pas një aksidenti në punë. 25-vjeçari vdiq pasi u bllokua në një makinë që përdorej për të grirë kashtën, teksa kolegët e tij e gjetën të vdekur. Karabinierët dhe inspektorët e ASL To4 ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. Ky është rasti i dytë fatal në vendin e punës në zonën e Torinos në vitin 2026, shkruajnë mediat. Sipas hetimeve fillestare, Andrea Cricca po kryente detyra të vogla rutinë kur ra në një makinë për copëtimin e kashtës. Iu desh vetëm një çast, ndoshta një manovër e dobët ose një humbje ekuilibri, që makina t’i mos i linte asnjë shans, me të riun që vdiq...
Burimi:
top-channel.tv