“Vdekje Khameneit”, protesta të reja studentore dhe antiqeveritare në shumë universitete në Iran

“Vdekje Khameneit”, protesta të reja studentore dhe antiqeveritare në shumë universitete në Iran

Studentët në shumë universitete të Iranit organizuan protesta sot, për të shënuar fillimin e semestrit të ri, duke u përplasur në disa raste me grupe pro-qeveritare, sipas mediave lokale dhe postimeve në rrjetet sociale. Një video, e cituar nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP), tregon studentë në Universitetin Teknologjik Sharif në Teheran që kritikojnë udhëheqësin suprem fetar, ajatollah Ali Khamenei, duke e quajtur “udhëheqës vrasës” dhe duke kërkuar rikthimin në fron të Reza Pahlavi, aktivistit politik në mërgim. Mediat pranë qeverisë, si SNN, raportuan për përplasje ku protestuesit, sipas tyre, sulmuan vullnetarët e forcave paramilitare Basij, duke hedhur gurë. Basij shpesh mbështesin forcat e sigurisë në shtypjen e protestave. Anti-regime protests have flared up again in Tehran. Crowds are gathering in central areas, setting up...