Vdekja tragjike e 19-vjeçarit/ Grabitet pasi u gjet i pajetë në rrugë dhe më pas shtypet nga një makinë
Një ngjarje tronditëse dhe me elementë thellësisht çnjerëzorë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Corso Marconi, në cep me Via Nizza, në lagjen San Salvario, gjatë natës mes të enjtes 22 dhe të premtes 23 janar. Rreth orës 06:00 të mëngjesit, Davide Borgione, 19 vjeç, shihet i shtrirë përtokë nën shi, pranë një biçiklete elektrike me qira. I riu mbetet në asfalt për një kohë të gjatë pa u ndihmuar nga askush. Në pamjet filmike shihet edhe një automjet që kalon pranë trupit të tij dhe dyshohet se mund ta ketë goditur, duke vazhduar më pas rrugën. Disa orë më vonë, shoferi u paraqit në polici duke deklaruar: “Nëse e kam goditur, djali ishte tashmë përtokë dhe nuk e vura re, prandaj u largova.” Por...
Burimi:
syri.net