Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Një nip i Ajatollah Ruhollah Khomeinit, themeluesit të ndjerë të Republikës Islamike të Iranit, pritet të ketë një rol të rëndësishëm në diskutimet e klerikëve që do të vendosin kush do ta zëvendësojë Ajatollah Ali Khamenein si Udhëheqës Suprem. Vrasja e Khameneit, 86 vjeç, në një sulm të përbashkët SHBA-Izrael, e ka bërë edhe më urgjente çështjen e pasardhësit të tij, një debat i kahershëm për të cilin nuk kishte qartësi pavarësisht moshës së tij. Hasan Khomeini është më i dukshmi nga 15 nipërit e Ajatollahut të ndjerë dhe shihet si një figurë relativisht e moderuar brenda establishmentit klerikal iranian. Ai gëzon lidhje të ngushta me reformistët, përfshirë ish-presidentët Mohammed Khatami dhe Hassan Rouhani, të cilët ndoqën politika të angazhimit me Perëndimin gjatë mandatit të...