Vdekja e dy foshnjave, autoritetet franceze analizojnë produktet e qumështit të tërhequra nga tregu

Vdekja e dy foshnjave, autoritetet franceze analizojnë produktet e qumështit të tërhequra nga tregu

Autoritetet franceze po hetojnë vdekjen e dy foshnjave që konsumuan produkte formule, që u tërhoqën së fundmi si masë paraprake, tha të martën ministria franceze e shëndetësisë. Një foshnjë, e cila vdiq në qytetin jugperëndimor francez të Pessac, ishte ushqyer me qumësht pluhur Guigoz të prodhuar nga Nestle. Zyra e prokurorit të Bordeaux po heton shkaqet e mundshme të vdekjes. Deri më tani, tha ministria, nuk ka prova që lidhin vdekjet me produktet formule për foshnje. Nestle dhe gjigandi i qumështit Lactalis thanë të mërkurën se po tërhiqnin gjashtë grupe të formulës për foshnje të markës Picot në Francë dhe në një numër vendesh të tjera për shkak të “pranisë së mundshme” të cereulidës, një toksinë që mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Substanca...