Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në Holandë
Rreth 480 viktima u regjistruan në Holandë gjatë valës së pazakontë të të nxehtit javën e kaluar, njoftuan autoritetet shëndetësore holandeze. Sipas të dhënave, vdekjet shtesë gjatë periudhës 22–28 qershor u shënuan kryesisht te personat 80 vjeç e sipër. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në jug dhe lindje të vendit, ku temperaturat arritën nivelet më të larta. Gjatë kësaj vale të të nxehtit, në Holandë u regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, duke arritur deri në afro 40 gradë Celsius. Edhe Franca raportoi më herët të paktën 1 000 viktima në lidhje me të nxehtin ekstrem, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë.
Burimi:
vizionplus.tv