Vala e të nxehtit godet Europën, humbin jetën dy fëmijë në Francë, Britania mbyll shkollat
Një valë e fortë të nxehti po përfshin Europën, duke sjellë pasoja tragjike dhe masa të jashtëzakonshme në disa vende. Në jug të Francës, dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç humbën jetën pasi u gjetën brenda një automjeti në temperatura që arritën deri në 39 gradë Celsius. Autoritetet franceze po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa pista kryesore mbetet ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës, përpjekjet për t’i rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme. Ndërkohë, temperaturat e pazakonta po shkaktojnë probleme edhe në Britaninë e Madhe. Dhjetëra shkolla në Angli dhe Uells kanë vendosur të mbyllen ose të reduktojnë orarin mësimor për të mbrojtur nxënësit dhe stafin nga rreziku i të nxehtit ekstrem. Në shumë zona, mësimi është zhvendosur online...
Burimi:
vizionplus.tv