Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Flakët kanë përfshirë pyje, zona bujqësore dhe bregdetin e Mesdheut, ndërsa Spanja, Franca dhe Zvicra po përballen me pasojat e valës ekstreme të të nxehtit që ka goditur Evropën. Në Spanjë, një zjarr i fuqishëm shpërtheu në zonën pyjore të Cuntis, ku temperaturat e larta dhe thatësira e zgjatur favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve. Autoritetet kanë paralajmëruar rrezik shumë të lartë për zjarre në pjesën më të madhe të vendit, duke theksuar se kushtet ekstreme pritet të vijojnë edhe gjatë korrikut. Sipas shkencëtarëve, kjo valë e të nxehtit do të kishte qenë pothuajse e pamundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Ata vlerësojnë se temperaturat rekord të natës janë bërë rreth 100 herë më të larta krahasuar me dy dekada...