Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Ushtria izraelite (IDF) ka lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga periferitë jugore të Bejrutit, në prag të sulmeve të reja ushtarake ndaj zonave që konsiderohen bastione të Hezbollahut. Vendimi vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godasë objektiva në jug të kryeqytetit libanez, ndërsa Izraeli po zgjeron operacionet e tij ushtarake në Libanin jugor. Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu tha se sulmet janë përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollahu dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve izraelitë. “Për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit në Liban nga organizata terroriste Hezbollah dhe sulmeve ndaj qytetarëve tanë, kam urdhëruar ushtrinë të godasë objektiva terroriste në periferitë jugore të Bejrutit”, thuhet në deklaratë. Autoritetet izraelite u kanë bërë thirrje civilëve të largohen...