Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza

Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaza

Ushtria izraelite ka filluar sulmin ndaj flotës humanitare Global Sumud që shkoj për në Gaza në ujërat ndërkombëtare. Transmetimet e drejtpërdrejta nga flotilja treguan forcat detare izraelite duke hipur në anije njëra pas tjetrës. E përditshmja izraelite Yedioth Ahronoth raportoi se ushtarët izraelitë u filmuan pranë njërës prej anijeve që po shkonte drejt Rripit të Gazës. Gazeta raportoi më vonë se ushtria izraelite ndaloi aktivistët në bordin e anijeve dhe po i transferonte ata në një anije të marinës të përshkruar si një “burg lundrues” përpara se t’i transportonte në portin e Ashdodit. Ndërkohë, Flotilla Globale Sumud tha në një deklaratë se anijet ushtarake po i afroheshin flotës. “Jemi në gatishmëri të lartë ndërsa vazhdojmë drejt Gazës. Refuzojmë të na frikësojnë”, thuhet në deklaratë. Flotilja,...