Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur qendra komanduese të Hezbollahut në jug dhe në lindje të Libanit, duke vrarë disa drejtues të organizatës. “Ne kemi përfunduar një valë tjetër sulmesh kundër hedhësve të raketave, depozitave të armëve dhe objekteve të tjera ushtarake që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në zona të ndryshme të jugut të Libanit dhe në Luginën e Bekaa-s”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite. “Gjithashtu, dje janë bombarduar komandantë të ‘Forcës Radëan’ të Hezbollahut” në zonën e Majdal Selem, shtohet në njoftim.