Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe misteri mbi gjendjen e tij shëndetësore,  ushtria amerikane me anë të një postimi në “X” thotë se burime zyrtare nga Teherani kanë konfirmuar se Lideri i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka ndërruar jetë. Sipas burimeve të para, Khamenei nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë bombardimeve që goditën rezidencën e tij muajin e kaluar, sulm në të cilin mbeti i vrarë edhe babai i tij, Ali Khamenei. Vdekja e tij pritet të shkaktojë një krizë të re legjitimiteti në Iran, pasi ai sapo ishte emëruar si pasardhës i babait të tij në krye të Republikës Islamike. Confirmed By Iran Mujtaba khamenei is official Dea… View more pic.twitter.com/vIGNfvw9MZ — America Millitary (@MillitaryStan) April 3, 2026