Uraniumi iranian nën vëzhgim të kufizuar/ Ekspertët: Kontrolli gjithëpërfshirës është i mundur, por bllokohet nga politika
Marrëveshja Iran-SHBA synon të mundësojë kontroll ndërkombëtar të programit bërthamor. Ekspertët vlerësojnë se verifikimet gjithëpërfshirëse janë teknikisht të realizueshme. Por, në aspektin politik ka ende dyshime. Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), shprehet optimist se agjencia e tij do të rifillojë së shpejti inspektimet në impiantet bërthamore iraniane. Sipas tij, kjo parashikohet në marrëveshjen kornizë të arritur së fundmi mes SHBA-së dhe Iranit. Është ende e paqartë se kur do të ndodhë saktësisht kjo. “Por do të ndodhë. Nëse ndodh pasnesër, javën tjetër apo pas dhjetë ditësh, është një çështje e rëndësishme, por jo thelbësore.” Megjithatë, qeveria eIranit tregohet dukshëm më e rezervuar. Zëvendësministri i Jashtëm Kasem Gharibabadi deklaroi se çështja e inspektimeve ndërkombëtare dhe e aksesit në objektet...
Burimi:
syri.net