Ukraina vendos kushte për Greqinë në marrëveshjen për dronët detarë

Ukraina vendos kushte për Greqinë në marrëveshjen për dronët detarë

Kievi ka kërkuar të ketë rol vendimmarrës në mënyrën se si do të përdoren dronët detarë që pritet të prodhohen së bashku me Greqinë, në rast të një angazhimi ushtarak. Kjo kërkesë, sipas mediave greke, ka shkaktuar shqetësim në Athinë, e cila nuk e pranon kushtin e vendosur nga pala ukrainase. Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në nëntor të vitit të kaluar, për bashkëprodhimin e anijeve sipërfaqësore pa pilot (USV). Projekti parashikon që sistemet të bazohen në teknologjinë ukrainase të dronëve, ndërsa prodhimi të kryhet përmes një strukture të përzier industriale, ku kantieret detare greke do të kenë rol kryesor. Për Kievin, vendosja e këtyre mjeteve luftarake në Detin e Zi kundër Rusisë ka rëndësi strategjike. Ndërkohë, Athina i sheh si një avantazh krahasues...