Ukraina përjeton një tjetër natë terrori, Rusia e sulmon me 426 dronë e raketa

Ukraina përjeton një tjetër natë terrori, Rusia e sulmon me 426 dronë e raketa

Ukraina njoftoi të martën se Rusia i ka lëshuar 426 dronë dhe raketa drejt saj, teksa bisedimet për paqe vazhdojnë të jenë të pezulluara si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindje të Mesme. Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse të cilat kanë goditur rajone të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase të martën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “përpjekjet për kërkim-shpëtim po vazhdojnë” pas sulmeve ruse, dhe se “për dëme është raportuar në 11 rajone”. “Një tjetër natë terrori rus kundër Ukrainës”, ka thënë ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha. “Kur Rusia dështon në fushëbetejë dhe nuk mund ta imponojë vullnetin e saj në tavolinën negociuese, ajo e përdor...