Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes sulmeve vdekjeprurëse ruse

Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes sulmeve vdekjeprurëse ruse

Pas muajsh përparimi të pasigurt në procesin e paqes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi do të përqendrohet këtë javë te aleatët evropianë në dy takime, me shpresën për ta “përshpejtuar fundin” e luftës së Rusisë kundër vendit të tij. Në prag të takimeve, një sulm ajror rus mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe rajonin përreth vrau të paktën dy persona dhe plagosi disa të tjerë, thanë zyrtarët herët më 5 janar. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës raportoi se sulmi shkaktoi zjarr në një institucion mjekësor në distriktin Obolon të Kievit, ku kishte një sallë operacioni. Pas shuarjes së zjarrit, brenda ndërtesës u gjet një trup i pajetë, shtoi shërbimi i emergjencave. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia kreu sulme gjatë natës me...