Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Ukraina ka denoncuar një sulm të ri rus ndaj një infrastrukture të ndjeshme në zonën e Çernobilit. Sipas kompanisë shtetërore Energoatom, gjatë natës një dron goditi një ndërtesë brenda kompleksit të Depozitës Qendrore të Karburantit Bërthamor të Shpenzuar, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme strukturore. Sulmi ndodhi rreth orës 02:10 me kohën e Kievit dhe preku godinën e destinuar për pranimin e konteinerëve. Autoritetet ukrainase njoftuan menjëherë Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), e cila konfirmoi dëmtimet në fasadë, dritare dhe dyer. Megjithatë, niveli i rrezatimit mbetet normal dhe në ndërtesën e goditur nuk kishte karburant bërthamor të depozituar. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, e cilësoi ngjarjen si “burim shqetësimi të thellë”, duke theksuar se pranë zonës së goditur ruhen sasi të...
Burimi:
opinion.al