Ujqërit rikthehen në qytetet e Italisë, ndezin debat për bashkëjetesën
Në fillim të janarit, një video e filmuar në një rrugë banimi në qytetin verior italian të Pesaros u bë virale. E xhiruar nga brenda një makine, ajo tregon një ujk që vrapon pak metra larg, i ndriçuar nga dritat e një bari aty pranë, përpara se të zhduket në një rrugë anësore. Pamje të ngjashme janë shtuar javët e fundit në zonat urbane të rajonit të Romagnës, përfshirë Rimini-n dhe Cesenën. Në rrjetet sociale qarkullojnë klipe të ujqërve që lëvizin pranë shtëpive, ndërsa në një rast u filmua një tufë prej tre ujqërsh duke sulmuar një mace në rrugë. Prania e tyre, tashmë gjithnjë e më e zakonshme, ka ndezur debat mbi rikthimin e jetës së egër dhe sfidat e bashkëjetesës me njerëzit –...
Burimi:
syri.net