“UFO-t u shfaqën që në 1947″/ Pentagoni publikoi dosjet, raporte sekrete zbulojnë disqe dhe sfera misterioze në qiell
Një dosje e dhjetorit te vitit 1947 përmban një seri raportimesh për “disqe fluturuese”. “Raportimet e vazhdueshme dhe të fundit nga vëzhgues të kualifikuar lidhur me këtë fenomen e bëjnë këtë çështje ende shqetësuese për Komandën e Materialeve Ajrore”, thuhet në një dokument të dosjes. Një raport inteligjence i Forcave Ajrore i klasifikuar “tepër sekret” nga nëntori i vitit 1947 përmban informacione mbi raportime për “mjete ajrore të paidentifikuara” dhe “pjata fluturuese”. “Prej disa kohësh kemi qenë të shqetësuar nga raportimet e përsëritura për pjata fluturuese”, thuhet në dokument. Një tjetër dosje përmbledh deklaratat e shtatë punonjësve federalë amerikanë, të cilët raportuan veçmas për “disa fenomene anomale të paidentifikuara” në SHBA gjatë vitit 2023. “Besueshmëria e raportuesve dhe natyra potencialisht anomale e vetë ngjarjeve e...
Burimi:
top-channel.tv