U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

Përplasjet e forta mes Moskës dhe Kievit pas akuzave se Kievi ka tentuar të sulmojë rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, janë një goditje për perspektivën e një paqeje të afërt. Moska u zotua të hakmerret mes pretendimeve të pambështetura në prova se rezidenca presidenciale në Novgorod ishte vënë në shënjestër të një sulmi me dronë nga Ukraina. Por, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi fuqishëm akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe përgatitje terreni për sulme ndaj godinave qeveritare në Kiev. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Putin i kishte treguar për sulmin e pretenduar gjatë një telefonate ditën e hënë dhe se kjo e kishte zemëruar. Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë duket se nuk e ka humbur besimin se paqja është e afërt:...