U prishet kamioni në shkretëtirën e Saharasë, 49 persona humbin jetën nga etja
Të paktën 49 persona kanë humbur jetën në një zonë të largët të shkretëtirës së Saharasë në veri të Nigerit, pasi kamioni me të cilin udhëtonin u prish dhe ata mbetën të bllokuar për ditë të tëra pa ujë, njoftuan autoritetet lokale. Sipas guvernatorit të rajonit të Agadezit, grupi po kthehej nga Mali, ku kishte marrë pjesë në një festival mysliman, kur automjeti i tyre doli nga itinerari i planifikuar dhe u bllokua rreth 80 kilometra në perëndim të pikës kufitare të Assamakës, në kufirin mes Nigerit dhe Algjerisë. Autoritetet thanë se udhëtarët, të privuar nga uji dhe të paaftë për të riparuar kamionin pavarësisht përpjekjeve të shoferit dhe pasagjerëve, mbetën të izoluar në kushte ekstreme, me temperatura të larta dhe pa asnjë mundësi furnizimi....
Burimi:
syri.net