U përmend në dosjen ‘Epstein’/ Reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

U përmend në dosjen ‘Epstein’/ Reagon Elon Musk: Nuk kam bërë asgjë të gabuar

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk mohoi të hënën çdo lidhje me Jeffrey Epstein. Musk ka thënë se ai kurrë nuk e vizitoi “ishullin e frikshëm” të financierit, nuk udhëtoi me aeroplanin e tij “Lolita Express” dhe as nuk mori pjesë në festat e tij. Sqarimi erdhi pasi emri i Musk u shfaq në grupin e fundit të dokumenteve të lidhura me rastin Epstein.  Musk lëshoi sqarimin në platformën e tij të mediave sociale X, ku tha se kishte kohë që kishte kërkuar publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të atyre që abuzuan me fëmijët. Ai pretendoi se ky qëndrim e kishte bërë atë një objektiv sulmesh nga ajo që ai e quajti “media të trashëguara” dhe “propagandistë të ekstremit të majtë”....