U godit tre ditë më parë nga një stuhi e fuqishme, shkon në 40 numri i viktimave në Madagaskar
Numri i viktimave nga cikloni ‘Gezani’ në Madagaskar ka arritur në të paktën 40 persona, tre ditë pasi stuhia me erëra që shkuan deri në 250 km/orë goditi ishullin dhe përshkoi qytetin Toamasina, të dytin për nga madhësia në vend. Sipas autoriteteve, furnizimi me ujë në Toamasina është ndërprerë, ndërsa energjia elektrike funksionon në nivele minimale, duke lënë një pjesë të qytetit në errësirë. Drejtoresha e World Food Programme në Madagaskar, Tania Goossens, deklaroi gjatë një konference për shtyp se qyteti po operon me vetëm rreth 5% të furnizimit me energji dhe pa ujë të pijshëm. Ajo shtoi se një nga depot e agjencisë së OKB-së është shkatërruar plotësisht, në një moment kur nevoja për ndihma humanitare është kritike. Dëmtimet e mëdha në infrastrukturë, pemë...
Burimi:
top-channel.tv