U evakuuan nga anija ku shpërtheu Hantavirusi, nisin fluturimet e pasagjerëve të MV Hondius për në shtetet e tyre
Më shumë se 90 pasagjerë të një anijes turistike të prekur nga hantavirusi u evakuuan dhe do të kthehen në shtëpi nga Ishujt Kanarie deri në fund të ditës së sotme, thanë autoritetet spanjolle. Katërmbëdhjetë shtetas spanjollë nga Tenerife në Madrid përballen me karantinë të detyrueshme në një spital ushtarak në kryeqytet. Ata u pasuan nga shtetas francezë dhe britanikë, të cilët u dërguan përkatësisht në Paris dhe Mançester. Stafi i përfshirë në operacionin në Tenerife veshi kostume të bardha mbrojtëse mbi rrobat e të evakuuarve dhe i lau ato me ujë në pistën e aeroportit. Tre persona kanë vdekur në shpërthimin e epidemisë në anijen holandeze MV Hondius, përfshirë dy që u konfirmuan se kishin hantavirus. Fluturime për shtetas turq, irlandezë dhe amerikanë janë...
Burimi:
top-channel.tv