Trump: Vendimi për përfundimin e luftës me Iranin do merret bashkë me Netanyahun

Trump: Vendimi për përfundimin e luftës me Iranin do merret bashkë me Netanyahun

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se vendimi për momentin se kur do të përfundojë lufta me Iranin do të merret në koordinim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Në një intervistë të shkurtër telefonike për The Times of Israel, Trump theksoi se vendimi nuk do të jetë vetëm i tij, por do të vijë pas konsultimeve me udhëheqjen izraelite. “Mendoj se është një vendim i përbashkët… deri diku. Kemi qenë duke biseduar. Unë do ta marr vendimin në momentin e duhur, por gjithçka do të merret në konsideratë,” u shpreh presidenti amerikan. Trump shtoi gjithashtu se, sipas tij, Irani do të kishte shkatërruar Izraelin nëse ai dhe Netanyahu nuk do të kishin vepruar. “Irani do të shkatërronte Izraelin dhe gjithçka përreth tij. Ne kemi...