Trump ujdi me shefin e NATO-s, kryeministri i Groenlandës: Po neve, s’na pyet njeri?

Trump ujdi me shefin e NATO-s, kryeministri i Groenlandës: Po neve, s’na pyet njeri?

Ujdia për Groenlandën mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, u pa si valvular zhbllokuese e tensioneve të krijuara së fundi mbi ishullin arktik, por vetë kryeministri i tij Jens-Frederik Nielsen thotë se nuk është pyetur aspak për këtë marrëveshje. Nielsen deklaroi qartë se nuk ka qenë pjesë e asnjë diskutimi të tillë dhe se nuk ekziston asnjë informacion konkret mbi përmbajtjen e “këtij pakti”. “Unë nuk kam marrë pjesë në këto bisedime dhe nuk e di se çfarë përmbajnë ato. Askush, përveç Groenlandës dhe Danimarkës, nuk ka mandat për të negociuar në emër të vendit tonë. Kjo është një linjë e panegociueshme dhe nuk do të ndryshojë.” Sipas tij, aktualisht po funksionon një grup pune në nivel të...