Trump thotë se SHBA-ja është në bisedime për t’i dhënë fund luftës, Irani e mohon

Trump thotë se SHBA-ja është në bisedime për t’i dhënë fund luftës, Irani e mohon

Presidenti Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara po “bisedojnë me njerëzit e duhur në Iran” lidhur me një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ndërkohë që Teherani kreu sulme ndaj Izraelit dhe Kuvajtit dhe mediat amerikane raportuan se mijëra trupa shtesë mund të dërgohen në rajon. Gazeta amerikane New York Times dhe televizioni izraelit Channel 12 raportuan se SHBA-ja ia ka dërguar Iranit një plan paqeje me 15 pika. Ato cituan zyrtarë të paidentifikuar, ndërsa as administrata Trump e as Teherani nuk e kanë komentuar deri tani këtë plan. Trumpi i bëri këto komente të martën vonë, një ditë pasi kishte thënë se ishin zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe frytdhënëse”, pavarësisht se figura të larta iraniane e kanë mohuar se Teherani është...