Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë

Trump sulmon publikisht Starmer: Nuk ishte i dobishëm, marrëdhënia nuk është e njëjtë

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht kryeministrin britanik Keir Starmer, duke e cilësuar si “jo të dobishëm” në lidhje me sulmet e SHBA-së ndaj Iranit. Në një intervistë për The Sun, Trump u shpreh i zhgënjyer nga qëndrimi i Londrës. “Nuk ka qenë i dobishëm. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga ai. Nuk mendova kurrë se do ta shihja këtë nga Mbretëria e Bashkuar,” tha ai, duke shtuar se është “shumë e trishtueshme të shohësh që marrëdhënia padyshim nuk është ajo që ishte”. Dje, Starmer deklaroi se qeveria britanike “nuk beson në ndryshimin e regjimit nga qielli”, duke sinjalizuar një distancim nga një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak. Fillimisht, Mbretëria e Bashkuar nuk lejoi përdorimin e bazave të saj nga SHBA për...