Trump skeptik ndaj propozimit të ri të Iranit: Nuk kanë paguar ende çmimin e duhur!
Jemi në muajin e 2-të të luftës në Iran! Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael nisën më 28 shkurt 2026, çka u pasua me ‘goditje’ edhe ndaj ekonomisë globale, e veçanërisht asaj në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të shqyrtojë së shpejti propozimin më të fundit të paqes të dërguar nga Irani, por ka shprehur dyshime të forta se ai mund të pranohet. Në një postim në platformën e tij TruthSocial, Trump shkruan: Së shpejti do të shqyrtoj planin që Irani ka dërguar, por nuk mund ta imagjinoj që të jetë i pranueshëm, pasi ata ende nuk kanë paguar një çmim të mjaftueshëm për atë që kanë bërë ndaj njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit.
Burimi:
javanews.al