Trump sinjalizon lejimin e kalimit të cisternës ruse me naftë drejt Kubës: Nevojë bazë

Trump sinjalizon lejimin e kalimit të cisternës ruse me naftë drejt Kubës: Nevojë bazë

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se SHBA-të mund të lejojnë një cisternë ruse me naftë të arrijë në Kubë, pavarësisht bllokadës së vendosur nga administrata e tij, ndërsa ishulli përballet me një krizë të rëndë energjitike. Duke folur në bordin e Air Force One, Trump konfirmoi se një anije cisternë po i afrohet Kubës dhe deklaroi se nuk ka kundërshtim që vendet e tjera të furnizojnë ishullin me naftë për nevoja bazë. Anija ruse Anatoly Kolodkin, e ngarkuar me rreth 730,000 fuçi naftë, është parë pranë brigjeve të Kubë dhe pritet të ankorohet në portin e Matanzas në ditët në vijim. SHBA ka rritur presionin ndaj Kubës muajt e fundit, duke kufizuar furnizimet me naftë nga Venezuela dhe duke kërcënuar furnizuesit e tjerë me tarifa...