No Image Available

Trump: SHBA po udhëheq, arritëm marrëveshje me Venezuelën. BE dhe Britania nuk po shfrytëzojnë naftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vijuar fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u ndalur këtë herë te energjia, Inteligjenca Artificiale dhe marrëdhëniet me Venezuelën, në rikthimin e tij të parë në këtë forum gjatë mandatit të dytë presidencial. Trump deklaroi se Venezuela ka qenë për një kohë të gjatë një vend i shkëlqyer, por që aktualisht po përballet me probleme. Sipas tij, SHBA po e ndihmon vendin latino-amerikan dhe ka nisur bashkëpunimin në sektorin e naftës. “Do ta ndajmë naftën me ta dhe ata do të bëjnë më shumë para nga sa kanë bërë ndonjëherë,” u shpreh Trump, duke vlerësuar lidershipin venezuelian si të zgjuar dhe bashkëpunues pas sulmit, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ai shtoi se çmimi...