Trump refuzon propozimin e Iranit: Bllokada detare mbetet pa marrëveshje bërthamore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për lehtësimin e tensioneve, duke theksuar se bllokada detare ndaj Teheranit nuk do të hiqet pa një marrëveshje për programin bërthamor. Në një intervistë për televizionin izraelit Channel 12, Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin bllokadën si mjet presioni, duke e cilësuar atë më efektive se ndërhyrjet ushtarake. “Është më efektive se bombardimet”, u shpreh ai, duke shtuar se ekonomia iraniane po përballet me pasoja të rënda. Presidenti amerikan theksoi se Irani po kërkon me urgjencë një marrëveshje për të lehtësuar situatën, ndërsa paralajmëroi se sektori energjetik i vendit mund të përballet me kolaps nëse eksportet e naftës vazhdojnë të bllokohen. Sipas raportimeve, propozimi iranian parashikonte hapjen e Ngushticës...
Burimi:
javanews.al