Trump prezanton “OnlyFarms”, platformë dixhitale për fermerët mes një spektakli me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë

Trump prezanton “OnlyFarms”, platformë dixhitale për fermerët mes një spektakli me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një iniciativë të re dixhitale të quajtur “OnlyFarms”, që synon të mbështesë fermerët amerikanë në një periudhë presioni ekonomik. Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit bujqësor, presidenti Donald Trump njoftoi masa shtesë në mbështetje të prodhuesve, përveç paketës së ndihmës prej 12 miliardë dollarësh të shpallur pak ditë më parë. Ngjarja u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku rreth 800 fermerë dhe blegtorë, shumë prej tyre me kapele kaubojsh, morën pjesë në një takim simbolik. Në kopsht ishin parkuar disa traktorë, ndërsa një traktor i artë tërhoqi vëmendjen kryesore. Duke komentuar mbi këtë detaj, Trump u shpreh me humor: “Është një traktor i bukur. Është një traktor i artë. Dikush më kishte mua në mendje”, duke shkaktuar...