Trump për CBS News: Lufta me Iranin drejt përfundimit

Trump për CBS News: Lufta me Iranin drejt përfundimit

Donald Trump WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump shprehet se lufta SHBA-Izrael me Iranin është pothuajse e përfunduar. Trump tha për CBS News se Iranit nuk i ka mbetur më asgjë në kuptimin ushtarak. Ai shton se Teherani nuk ka marinë dhe as forcë ajrore. Sipas tij, vendi nuk ka më komunikime dhe se dronët e tyre po shpërbëhen kudo. “Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Ata nuk kanë marinë, as komunikime, nuk kanë forcë ajrore. Raketat e tyre janë të shpërndara. Dronët e tyre po shpërbëhen kudo, përfshirë edhe prodhimin e dronëve. Nëse shikon, nuk u ka mbetur asgjë. Nuk ka asgjë të mbetur në kuptimin ushtarak”, tha Trump për CBS News. /ZËRI