Trump: Nuk ka mirëkuptim me Putin për Donbasin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk ka mirëkuptim midis tij dhe Vladimir Putinit që Rusia duhet të marrë të gjithë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Kërkesat territoriale të Rusisë kanë mbetur prej kohësh pengesa kryesore në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të që synojnë t’i japin fund luftës, e cila është zvarritur në vitin e saj të pestë. Ukraina pohon se ngrirja e vijës aktuale të frontit është baza më realiste për një armëpushim, ndërsa Rusia këmbëngul që forcat e Kievit duhet të tërhiqen nga pjesë të Donbasit si kusht për çdo zgjidhje. Kur u pyet nëse ai dhe Putini kishin një marrëveshje për Donbasin, Trump tha thjesht: “Jo”. Ai tha gjithashtu se beson që...
Burimi:
opinion.al