Trump: Nuk ka më vrasje të protestuesve në Iran, por SHBA nuk përjashton ndërhyrjen ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani “nuk ka asnjë plan” për të ekzekutuar protestuesit, por nuk ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake amerikane ndaj Teheranit për shkak të represionit të dhunshëm ndaj demonstruesve antiqeveritarë. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nisur reduktimin e personelit në bazën ajrore Al-Udeid në Katar, ndërsa zyrtarë amerikanë i kanë thënë CBS News se tërheqja e pjesshme është një “masë parandaluese”. Ndërkohë, hapësira ajrore e Iranit është mbyllur për pothuajse të gjitha fluturimet për pesë orë gjatë natës, ndërsa disa linja ajrore kanë njoftuar se do të devijojnë fluturimet duke shmangur territorin iranian. Ministria e Jashtme britanike ka mbyllur përkohësisht ambasadën në Teheran, e cila do të funksionojë në distancë, bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë....
Burimi:
vizionplus.tv