Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, NATO të ndalojë luftën në Ukrainë

Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, NATO të ndalojë luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcën” për të marrë Groenlandën, pavarësisht se ushtria e tij do të ishte “e pandalshme”. Ai tha se SHBA-të “nuk kanë kërkuar kurrë asgjë dhe nuk kanë marrë kurrë asgjë”. “Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe dhunë të tepërt. Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë. Nuk kam nevojë të përdor forcë, nuk dua të përdor forcë”, tha Trump. Presidneti i SHBA më tej e ktheu vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë. “Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se...