Trump njofton vdekjen e Ayatollah Khameneit: Do të vazhdojmë bombardimet deri në arritjen e paqes
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar përmes platformës së tij “Truth Social” se lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, është vrarë. Në një postim të gjatë dhe me tone të ashpra, Trump e cilësoi Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori”, duke shtuar se vdekja e tij përfaqëson “drejtësi jo vetëm për popullin iranian, por për të gjithë amerikanët dhe qytetarët e vendeve të tjera që janë vrarë ose gjymtuar nga ai dhe grupi i tij”. Trump deklaroi se operacioni është realizuar falë “sistemeve shumë të sofistikuara të inteligjencës dhe gjurmimit”, në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, duke theksuar se as Khamenei dhe as liderë të tjerë iranianë “nuk mundën të shmangnin” ndërhyrjen. Sipas tij, kjo situatë përbën “mundësinë...
Burimi:
vizionplus.tv