Trump njofton shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit: Kemi pasur bisedime produktive

Trump njofton shtyrjen e sulmeve ndaj Iranit: Kemi pasur bisedime produktive

Donald Trump ka deklaruar se ka pasur “bisedime produktive” për një “zgjidhje të plotë dhe totale” të konfliktit në Lindjen e Mesme. Ai tha se do të “shtyjë çdo goditje ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës së energjisë në Iran” për një periudhë pesëditore. Në një postim në TruthSocial, Trump u shpreh: “Jam i lumtur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, shumë bisedime të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin dhe natyrën e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtyjë çdo goditje ushtarake ndaj centraleve energjetike dhe...