Trump nënshkroi mbrojtjen për Kosovën, Ambasada në SHBA: Mbështetja u rikonfirmua

Trump nënshkroi mbrojtjen për Kosovën, Ambasada në SHBA: Mbështetja u rikonfirmua

Pas miratimit të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare nga presidenti amerikan Donald Trump, Ambasada e Kosovës në Uashington ka reaguar publikisht, duke e cilësuar këtë vendim si një riafirmim të fuqishëm të mbështetjes amerikane për Republikën e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada ka vënë në pah se ky akt ligjor përfshin dispozita me rëndësi të veçantë për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit, sigurisë dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Po ashtu, ligji mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi parimin e njohjes reciproke, ndërsa kundërshton hapur çdo ide që lidhet me ndarjen territoriale apo ndryshimin e kufijve në rajon. “Ky është një mesazh i qartë politik dhe strategjik për Kosovën dhe stabilitetin rajonal. Jemi mirënjohës ndaj Kongresit...