Trump në Kinë me krerët e biznesit amerikan, mes tyre edhe Elon Musk
Donald Trump ka vendosur të marrë me vete një nga delegacionet më të mëdha të biznesit amerikan për vizitën e tij zyrtare në Kinë, në një moment kur marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë mbeten të tensionuara për shkak të rivalitetit tregtar, teknologjik dhe gjeopolitik. Sipas zyrtarëve të Shtëpise se Bardhë, dhjetëra drejtues të kompanive më të mëdha amerikane po e shoqërojnë presidentin në Pekin, ku ai pritet të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping. Në delegacion përfshihen emra të njohur të industrisë teknologjike dhe financiare, si Jensen Huang, Tim Cook, si dhe Elon Musk. Pavarësisht përplasjeve publike mes tyre në të shkuarën, Muska duket se mbetet një figurë kyçe në marrëdhëniet ekonomike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të operacioneve...
Burimi:
javanews.al